Një tjetër viktimë e Covid është shënuar në radhët e arsimtarëve në vend. Ka ndërruar jetë në Infektiv, si pasojë e koronavirusit ish-mësuesi i letërsisë dhe ish-drejtor i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”, Ylli Xhaferri.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

“Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!

Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit! Të qoftë dheu i lehtë poet!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në faqen zyrtare në facebook të shkollës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re