Ndërron jetë mjeku i përgjithshëm që shërbente në spitalin e Përmetit, Rustem Keko 75 vjeç.

Mësohet se mjeku kishte një javë i shtruar në Spitalin Infektiv, ndërsa ditën e sotme ka humbur betejën me Covid-19.

Nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese të kolegëve, ndërsa shprehen: “Puna e tij, kurajoja, humanizmi, misioni dhe shpirti i lirë do kujtohen nga të gjithë mjekët, kolegët, nga çdo përmetar.

Lamtumirë doktor Rustemi, fytyra e qeshur e mjekësisë përmetare”.

Një tjetër lajm i hidhur për Endokrinologjinë. Një tjetër mjek e humbi betejen me COVID-19, mjeku përmetar RUSTEM KEKO,…

Posted by Shoqata e Diabetit në Shqipëri on Thursday, February 11, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re