Ditën e sotme ka ndërruar jetë Sokrat Papadhopuli, një personalitet që la gjurmë të patjetërsueshme në Gjirokastër, me kontributin e tij të çmueshëm në arsim, sport e publicistikë. Lajmin e ka bërë publik në rrjete sociale dhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, për të cilin ikja e një intelektuali si Papadhopuli krijon një boshllëk të madh jo vetëm te familja, por edhe në jetën publike të vendit tonë e sidomos në radhët e minoritetit grek në Shqipëri.

Edhe pse është vlerësuar me shumë çmime Sokrati shquhej për një modesti të admirueshme. Ai kishte arritur të fitonte respektin e të gjithë atyre, që në mos e kishin e takuar, së paku patën lexuar diçka prej tij në gazetë apo në botime të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re