Skip to content

E trishtë/ Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

640 0 1663178258xartur zheji 992

Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e medias, teksa gazetari dhe publicisti Artur Zheji është ndarë nga jeta këtë të shtunë.

Mediat shkruajnë se Zheji ka ndërruar jetë teksa ishte me pushime në qytetin e Sarandës.

U raportua se Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak.

Po ashtu u bë me dije se Zheji është ndjerë keq dhe ka thirrur ambulancën.

Ndërsa raportohet se gazetari ka ndërruar jetë në momentin që po transportohej drejt spitalit.

Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.