Sporti shqiptar ka humbur një tjetër emër të madh.

Ish basketbollisti dhe trajneri i njohur i këtij sporti në vendin tonë Arben Fagu është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Profesori i Universitetit të Sporteve, Fagu i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe tani nuk ia doli dot të fitojë betejen kundër sëmundjes.

Përvecse një basketbollist shume i mire ne nivel klubesh dhe i kombetares, Arben Fagu mbahet mend vecanërisht për rezultatet e shkelqyera në krye të ekipeve të basketbollit për meshkuj tek Dinamo dhe Partizani, aty ku edhe punonte aktualisht.

Miq e shokë kanë ngushëlluar familjen e Fagut përmes rrjeteve sociale.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re