Mësuesi dhe inxhinieri i njohur Bashkim Sefa ka ndërruar jetë në moshën 79-vjecare. Për vite me radhë përgatiti breza të tërë gjimnazistësh në shkollën industriale, por njihet edhe si një nga nismëtarët e themelimit të degës lokale të Partisë Demokratike.
Krahas angazhimit të tij pranë këtij formacioni politik, Sefa mbajti edhe poste drejtuese gjatë viteve të para të demokracisë. Lajmin e trishtë e dha kreu i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj, përmes një njoftimi në rrjete sociale, ku shprehu pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-inxhinierit të njohur.
“Jam i hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta të inxhinier Bashkim Sefa, një nga nismëtaret e themelimit të degës së PD Durrës dhe një nga drejtuesit e përkushtuar vendor në vitet e para të demokracisë.
Inxhinier Bashkimi ishte një nga mesuesit e përkushtuar dhe talentuar duke edukuar breza të tërë në shkollën industriale Durrës.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten, Rina dhe fëmijët. U prehtë në paqe!”,- shkruan Xhaferraj në rrjete sociale.
/faxweb
