Mjeku Eduart Dhamo ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e infektimit me Covid.
57-vjeçari ishte një mjek mjaft i njohur në qytetin e Lushnjës, ku për vite me radhë i shërbeu me profesionalizëm e përkushtim banorëve të zonës së tij. Lajmi është bërë i ditur edhe nga Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor Lushnje.
Postimi i NJKSHV së Lushnjës:
“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me rradhë, si mjek i devotshem”.
“Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij”.
“U prehsh në paqe dr. Edi”