Detaje të reja zbardhen nga krimi makabër në Tiranë. Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj, Marsela Pushani, pas një konflikti që nisi në banesë, për të lënë alkoolin, nesër do të festonte ditëlindjen.

 

Fatkeqësisht, ajo humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç. Amanda Pushani u gjet e pajetë ditën e djeshme (2 shtator) në shtëpinë e saj në rrugën “Hajdar Hidri”.

 

Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.

 

Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re