Është ndarë nga jeta në një moshë të re, vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo. Eva Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë.

 

Vajza e ish-deputetit është përplasur nga një makinë në rrugën industriale në Tetovë. E reja u dërgua pas aksidentit në Spitalin Klinik, por nuk ka mundur të mbijetojë.

 

Për shkak të plagëve të rënda, Eva Tavo ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.

 

Përcjellja për në banesën e fundit për 24-vjeçaren do të bëhet ditën e enjte, 30 nëntor, ora 11:00 në Gjirokastër.

 

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.

Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan ish deputeti.

 

Kjo nuk është tragjedia e parë për familjen Tako.

 

Disa vite më parë është ndarë tragjikisht nga jeta edhe nëna e Evës, Aristulla Xhumba.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re