Vajza 9-muajshe e çiftit të gazetarëve amerikan Andrew Kaczynski, që punon për CNN, dhe reporters së “Wall Street Journal’ Rachel Louise, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë. Vogëlushja Françeska nuk mundi ta mposhte dot kancerin edhe pse përpara një jave i ishte nënshtruar një operacioni në tru.

“Ne jemi zemërthyer që duhet të njoftojmë se vajza jonë e bukur Francesca vdiq natën e kaluar në krahët e mamasë dhe babait të saj. Do të ketë gjithmonë një boshllëk i madh në zemrat tona për të. Ne jemi shumë mirënjohës që kemi njohur dashurinë e saj. Francesca të duam ”, shkroi ai në Twitter.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re