Një diplomat nga Arabia Saudite ka vdekur papritur teksa po fliste në konferencën arabo-afrikane në Egjipt.
Bëhet fjalë për diplomatin dhe biznesmenin saudit Mohammad Fahad al-Qahtani.
Ai u rrëzua gjatë një fjalimi që po mbante për të mbështetur arritjet e presidentit egjiptian Abdel Fattah Al-Sisi.
#Saudi diplomat Mohammad Fahad al-Qahtani died suddenly while speaking at the Arab-African conference in #Egypt. pic.twitter.com/Qk3VL1JD0F
— NEXTA (@nexta_tv) August 10, 2022
Al-Qahtani, Kryetar i Bordit të Kompanisë Al-Salam Holding, e përshkroi Abdel Fattah Al-Sisi si një dekan të njerëzimit dhe një njeri të paqes, para se të binte në tokë, siç raporton arabi21.com.
