Një re pluhuri i bardhë u ngrit mbi mbetjet e shembura të Champlain Towers South.

Arsyeja për këtë është vendimi dhe vlerësimi i inxhinierëve që ndërtesa nuk është aq e sigurt sa të vazhdohet kërkimi për të mbijetuarit, shkruan Usatoday.com.

Pranë ndërtesës 12-katëshe, një seri shpërthimesh të shpejta mund të dëgjoheshin në krahasim me zhurmën e festimeve të fishekzjarreve aty pranë, në të cilat banorët e Florida festuan Ditën e Pavarësisë së SHBA.

The remaining part of the condo building in Surfside, Florida has been demolished. Miami-Dade Mayor Daniella Levine Cava, says as soon as the site is deemed secure rescue efforts will continue #FloridaCondoCollapse https://t.co/ZUFPtz9NNJ pic.twitter.com/A9IKIbVpFl

— #WVTM13 (@WVTM13) July 5, 2021

Në vetëm disa çaste, një pjesë e ndërtesës u shemb në tokë.

Vendimi për të filluar shkatërrimin e pjesës tjetër të Champlain Towers South erdhi të shtunën.

Oficerët dhe ekipet e ngarkuara për kërkimin dhe shpëtimin në rrënojat e këtij objekti kishin frikë se struktura e dëmtuar mund të shembet dhe të shkaktojë viktima të reja.

Konkretisht, zona e Floridas Jugore pret ardhjen e stuhisë tropikale Elsa të mkartën. Sipas mediave amerikane, stuhia mund të sjellë erëra të forta në jug të këtij vendi.

Pas pastrimit të terrenit, shpëtuesit mund të fillojnë të hyjnë në pjesë të garazhit nëntokësor, i cili është me interes të veçantë.

Akoma, ekipet e shpëtimit shpresojnë të marrin aksesin në pjesët e garazhit që janë në qendër të interesit për herë të parë pas shembjes. Ata thonë se çdo boshllëk brenda gërmadhës mund të jetë një strehë për të mbijetuarit.

Si kujtesë, kryetarja e bashkisë së rrethit Miami-Dade në Florida, Daniella Levine Cava, theksoi se kanë kaluar 11 ditë nga shembja e objektit në Sufrside.

Ajo shtoi se 121 persona janë në listën e të zhdukurve dhe 24 të vdekur janë konfirmuar.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re