Takimi i çiftit Ismail dhe Helena Kadare në klubin letrat të Kavajës, duket se ka nxjerrë dhe njëherë në pah lehtësinë dashakeqëse të institucioneve për të përzgjedhur dhe diferencuar gazetarët e mediat, që do të transmetojnë lajmin te publiku.
Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Ismail Kadare. Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se “çifti Kadare nuk donte kamera”.
Më tej, praninë e vetëm dy medieve e justifikon se “ato mund të kenë fol me Helenën”. Më tej, për t’i vënë vulën, duke iu referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve duke thënë se “ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë”.
Mirëpo, drejtoresha e Qendrës ende s’ka kthyer përgjigje medieve për këto dy pyetje të ngritura; 1) Përse nuk njoftoi mediet e tjera, për datën dhe vendin e takimit? 2) Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 3) Kush i njoftoi dy mediet e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?
Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye, të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e ajzbergut ka ardhur koha që të përgjigjet Ministria e Kulturës, edhe ministrja në detyrë Elva Margariti.
Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi. Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.
Ky shqetësim i gazetarëve të kulturës pret një sqarim nga Margariti, sa kohë që vetë Bardhyli nuk ka pasur një justifikim të qartë të asaj që ka ndodhur./Faxweb
/faxweb
