Këshilltarët bashkiakë të Kukësit u përfshinë në debate të premten (23 qershor) pas skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Këshilli Bashkiak i qytetit të Kukësit u mblodh dje për herë të parë pas publikimi të videos së Gjicit duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesit i qarkut Pandeli Majko.

Në nisje të mbledhjes, kryetari i Këshillit të Bashkisë, Albert Muja, në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe se kjo tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës. Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS, Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit. Pas publikimit të videoskandalit seksual kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u shkarkua nga posti.

Në video shihej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Gjici i kërkoi ndjesë çdokujt që ka parë atë material duke pretenduar ra pre e një kurthi të përgatitur nga kundërshtarët duke u shprehur se ai ka tradhtuar besimin e qytetarëve të Kukësit që e kishin votuar për mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas së cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve. Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam më se i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur, pavarësisht se i rënë në kurth. Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, tha Gjici.

Pas publikimit të videos në rrjete sociale, SPAK nisi procedimin penal për kryebashkiakun socialist.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re