Kosova po përgatitet për zgjedhjet e nesërme parlamentare për herë të parë pa heshtje zgjedhore një ditë para votimit.

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), heshtja zgjedhore është shkurtuar vetëm në periudhën e votimit të së dielës, 9 shkurt.

Vendvotimet do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen 12 orë më vonë.

Qytetarët do të zgjedhin 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga 28 subjekte politike dhe 1280 kandidatë.

Dhjetë ulëse në Kuvend i garantohen komunitetit serb, ndërsa dhjetë do t’i takojnë edhe pakicave kombëtare (tre komunitetit boshnjak, dy komunitetit turk, katër komunitetit rom dhe një komunitetit goran).

Të drejtë vote në zgjedhjet e nesërme kanë 2.075.868 qytetarë, prej të cilëve 104.924 janë jashtë vendit, njoftoi KQZ e Kosovës. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko