Sa herë që flitet për Stresin vëmendja është maksimale, sepse reperi ka gjithmonë diçka për të treguar. Kohët e fundit ai ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak se para disa ditësh zbuloi se ishte prekur nga koronavirusi dhe më pas publikoi video duke dalë jashtë e takuar miqtë.

Kjo gjë nuk u pëlqeu aspak fansave të tij, duke qenë se Stresi u shpreh se do të vetëizolohej dhe  u bëri thirrje të gjithëve për të ruajtur veten. Mirëpo duket se kjo ka qenë një lojë e tij dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “NIN” reperi ka treguar se ai publikoi foton pas një loje me miqtë dhe më pas e fshiu, por ishte tepër vonë, sepse lajmi kishte marrë dhenë.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi.

Dhe duke qenë se ai përmendi Ledri Vulën, nuk mund të anashkalohej raporti i tij me reperin dhe debatet e mëparshme. Stresi tha se me Ledrin ka pasur gjithnjë marrëdhënie të mirë dhe se askush prej tyre nuk e ka kuptuar përse u shkëputën.

“Marrëdhëniet tona nuk kanë qenë kurrë të këqija. Hienat e kanë bërë lojën të tillë. Unë me Ledrin që nga fillimi e deri më sot kemi pasur marrëdhënie të mirë pavarësisht keqkuptimeve, fjalëve. Nuk është se s’kemi fol, kemi folur non stop, as ne vetë nuk e kemi kuptuar si ndodhi ajo mënyra e shkëputjes. Nuk ka lidhje me Babastras, sepse unë që nga fillimi e kam mbështetur Ledrin, sepse kam thënë që në fillim se ai është më burri në Babastars”, tha Stresi.

Ndërkohë duke folur për Babastars, ai tha se nuk ka asgjë me kryetarin e grupit, Getoar Selimin. Përkundrazi, Stresi tha se me Getoarin ka raporte shumë të mira, pasi ai e ka mbështetur në fillimet e karrierës.

“Me Getin mirë, po kam thënë edhe më parë këta që martohen ikin. Takohemi, rastisim të shihemi. Për Getin kam respekt se është Geti dhe më ka respektuar në fillimet e mia dhe nuk mund t’ja hedh poshtë”, u shpreh reperi.

 

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re