Një prift i qëlluar në Francë javën e kaluar, nuk ka asnjë lidhje me ndonjë akt të mundshmën terrorist, siç u aludua, pasi ishte një ngjarje e ndodhur fill pas sulmit në një katedrale në Nice, ku iu morr jeta tre personave, siç u tha, nga një emigrant tunizian, por që familja e këtij të fundit nuk e beson të ketë ndodhur.

Në rastin e Lionit, dyshuari si autor i sulmit, një 40-vjeçar, u ka thënë prokurorëve se prifti ka patur lidhje të fshehtë me gruan e tij.

Prifti, Nikolaos Kakavelakis, 52-vjeçar, u qëllua dy herë me armë zjarri jashtë kishës së tij më 31 tetor.

Ai ka folur me policinë pasi ka dalë nga koma të mërkurën.

Fillimisht ka pasur aludime se sulmi ishte vazhdimësi e atij që presidenti francez, Emmanuel Macron e ka cilësuar “sulm terrorist islamist”, në Nicë.

Motivet e sulmit në Lion nuk ka qenë të qarta që në fillim.

Hetimet janë zhvilluar edhe më shumë këtë javë, kur prifti ka qenë i gatshëm të flasë para policisë.

I dyshuari, që është thënë se ka kombësi gjeorgjiane, është arrestuar në shtëpinë e tij në Lion të premten, ka raportuar e përditshmja franceze, Le Parisien.

Gazeta ka citur një deklaratë nga Prokurori Publik i Lionit, Nicolas Jacquet, të ketë thënë se i dyshuari “është burri i një gruaje që ka pasur raporte me viktimën”.

I dyshuari u ka thënë prokurorëve se nuk ka pasur synim të vrasë priftin.

Prifti, që është duke u shëruar pas operimit, ka dhënë dorëheqje nga kisha një muaj më parë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re