E vërteta është çfarë tha fqinji, e jo çfarë ta thotë nëna.

Tehu pret, shpata vlerësohet. Ushtarët luftojnë, gjenerali merr famën.

Të bashkaura, edhe gjërat e vogla mund të bëhen të forta. Elefanti i egër dhe i tërbuar mund të mbahet i lidhur me pak kërcej të kashtës së thurur me litarë.

Të gabosh është njerëzore, por t’i falësh gabimet është hyjnore.

Vesi i parë dhe i dytë mund të falen, kurse i treti vulos keqberësin.

Pija që nuk të mërzitet kurrë, është uji; fruta që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.

Pi ujë pasi të lodhesh e zgjidh mësuesin pasi ta njohësh.

Pjata që thyhet nga vjehrra – ishte e plasur, ajo që thyhet nga nusja – ishte e re.

Po i lejove gishtin do të të marrin krahun.

Qumështi e ushqen helmin e gjarprit; këshilla e mirë më tepër e ngacmon sesa e kënaq njeriun e keq.

Ruaju nga ai shok, që do armikun tënd.

Rrugët e dashurisë janë të pangatërrueshme.

Sahati troket në mënyra të ndryshme çdo orë.

Sapo të flasësh ajo që the u bë pronë e tjetrit.

S’ia vlen të hapësh pusin pasi të jetë djegur shtëpia.

S’ka vend për të talentuarit aty ku talentet nuk vlerësohen.

S’kanë vlerë provat për diçka që është parasysh.

Sot është, nesër s’është.

Miku në çastin e vështirë është mik i vërtetë.

Në çdo kohë ka shkallë të ndryshme kuptimi, çdo mësues ka shkallë të ndryshme dijeje.

Nëse nuk jemi të barabartë në fuqi dhe në mundësitë e vendosjes, nuk mund të jemi njëjtë edhe në përgjegjësi.

Nga miqësia me gomarin prit veç shkelma.

Nuk i besohet premtimit të atij që premton shumë.

Nuk tretet mbulesa për shkak të morrave.

Një person mund të jetë mik për një a dy ditë, por të tretën e më pas kthehet në një të hyrë me forcë.

Perlat nuk kanë vlerë në shkretëtirë.

Përvoja është rrugë e gjatë dhe shkollë e shtrenjtë.

Për të marrë një tullë nuk shembet xhamija.

Kur e di se humbet gjithë pasurinë bën mirë të dhurosh gjysmën e saj,

Kush hap gropë për tjetrin mund të bjerë vetë brenda.

Kush ka vënë kokën në havan mos të ketë frikë nga doreza.

Kush punon si skllav, mund të hajë si mbret.

Kush s’di të kërcejë thotë është e pridhur dyshemeja.

Më mirë ta humbasësh një minutë jetë, sesa jetën për një minutë.

E vërteta mbështetet në fuqi. Fuqia është më e fuqishme se e vërteta.

Është budalla ai që çon lopën e të panjohurit në një fushë gjithashtu të panjohur.

Gruaja është litar në këmbë, ndërsa fëmijët-litarë në qafë.

Gruas dhe diamantit gdhendja u jep shkëlqim.

Hidh sa të duash pluhur, nuk fshihet hëna.

Je burrë i gruas kur çdo gjë që fiton e sjell në shtëpi. Kur je i lodhur e i dërrmuar, je i bir nënës.

Jeta s’është më e jona kur zemra është ngërthyer te një tjetër.

Ka fëmijën në krah e thërret se i ka humbur në qytet.

Ai që është djegur prej qumështit i fryn edhe kosit.

Çdo gjë kalon, asgjë nuk na takon neve: familja, gruaja, fëmijët, trupi ynë dhe pasuria jonë.

Ç’është në mend arrin në gojë.

Ç ‘të ketë në kusi do të vijë në tryezë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re