Skip to content

“E vërteta nuk mund të fshihet”, Dorian Teliti: Rama u mori shqiptarëve 2.1 milionë euro nga taksat

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka publikuar një shkrim në Facebook ku hedh akuza se i ka marrë shqiptarëve 2.1 miliardë euro me rritjen e taksave, Teliti prezanton planin e PD ku thotë se nxit punësimin dhe ndihmon biznesin.

“RAMAVIRUSI ne 7 vite varferoi shqiptaret duke u marre nga xhepi 2.1 miliarde euro vetem nga rritja e taksave. Edi Rama coi dhjetera mijera biznese drejt falimentimit dhe qindra mijera shqiptare moren rruget e emigracionit.

Por nuk i mjaftuan deshtimet, tani genjen dhe veten, sepse shqiptaret nuk i genjen dot me. Genjeshtra e rradhes e Edi Rames: me PD do paguani me shume.

Fakti: cdo i punesuar do te paguaje me pak, pasi me taksen e sheshte 9% per Tatimin mbi te Ardhurat Personale nga pagat per cdo te ardhur mbi 30 mije leke (zero tatim per te ardhurat deri ne 30 mije leke), duke i lene keshtu me shume para ne xhep cdo te punesuari ne vendin tone.

E verteta nuk mund te fshihet. Plani PD nxit punesimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin”, shkroi Teliti.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb