Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të takohet sot me presidentin Ilir Meta lidhur me debatin rreth Gjykatës Kushtetuese.

Takimi do të zhvillohet në orën 12:30 në zyrën e kreut të Shtetit. Ishte vetë presidenti që kërkoi një takim urgjent me Ruçin të premten, pas publikimit edhe në shqip të raportit të Komisionit të Venecias, i cili anonte më shumë nga presidenti.

Presidenti tha se mbetet i palëkundur në nevojën për bashkëpunim, ndërsa nënvizoi se vetëm implementimi i rekomandimeve të Venecias është rruga për të vazhduar përpara me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe finalizimin e reformës në drejtësi.

“Që reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur e të rifitojë besimin e qytetarëve e kjo realizohet jo përmes interpretimeve sipas dëshirave apo interesave të secilit por respektimit të kushtetutës e ligjit nga të gjithë.

Implementimi i rekomandimeve të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.
Tashmë këto rekomandime janë të qarta edhe në shqip. Jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë institucionet duke nisur me Kuvendin”, tha Meta të premten.

Takimi mes kreut të shtetit dhe kryeparlamentarit vjen në një moment që maxhoranca ka pranuar kandidaturën e presidentit për kreun e KLSH-së.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re