Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliu në Peqin.

Mësohet se një ditë pas krimit policia ka gjetur makinën, me të cilën janë larguar autorët.

Mësohet se mjeti i autorëve është gjetur në Gocaj të Kavajës dhe është në pronësi të viktimës.

Kjo e fundit është gjetur sot në Kavajë dhe është sekuestruar nga policia, ndërsa po punohet për grumbullimin e provave.

Kujtojmë se Bashaliu u vra një ditë më parë dhe u gjet i pajetë në rrugë në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Autorët që kanë kryer ekzekutimin dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët të cilët pas kryerjes së krimit dhe djegies së automjetit që përdorën për vrarë Bashaliun, duhet t’i largonin ata nga vendi i ngjarjes.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Në momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Pavarësisht se i vëllai Leonard Bashaliu kishte vrarë një person, Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re