Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me atentatin ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj në Tiranë, pak ditë më parë. Mësohet se në banesën e tij në Sauk iu gjet jelek antiplumb. municione e kanabis.

Duke qenë se grupi hetimor gjeti edhe një pistoletë, të cilën 27-vjeçari e mbante me vetë, janë ngritur dyshime të forta se i riu i druhej një atentati ndaj tij. Për këtë po verifikohet nëse viktima është përfshirë në ndonjë konflikt gjatë kohëve të fundit.

Për policinë është ende e paqartë vendi ku është montuar lënda plasëse, ndaj po verifikohen kamerat gjatë intineratit që ka ndjekur viktima, nga rruga “Irfan Tomini” një natë para ngjarjes, e deri tek banesa e tij në Sauk dhe autostrada Tiranë-Elbasan, para momentit të shpërthimit.

Grupi hetimor është i bindur se objektiv i atentatit ka qenë Aleksandër Sadikaj, edhe pse makina figuronte në emër të një tjetër personi. Kjo për faktin se viktima ka blerë automjetin Golf muaj më parë, por nuk kishte bërë ndryshimin e pronësisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re