Gjykata e Shkodrës la në burg Lek Vuksanin që vrau të afërmin e tij, Petrit Vuksanin për qirane e shtëpisë ku banonte. Ai u shfaq i heshtur perpara togave te zeza dhe refuzoi te fliste.

 

Krimi ndodhi të martën kur autori 34-vjeçari hyri në shtëpinë viktimës, që ishte edhe qiradhënësi i tij dhe qëlloi për vdekje me kallashnikov.

 

Policia beri te ditur se konflikti nisi për shkak se Petrit Vuksani, i sapokthyer nga Anglia, i kërkoi të afërmit pagesen e qirase, që autori Lekë Vuksani nuk e kishte likujduar prej muajsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re