Skip to content

“E vrava se më qëlloi me shpullë nënën dhe djalin”, gjykata merr vendimin për zjarrfikësin Altin Ismailisufi

Gjykata e Tropojës ka marrë vendimin për të lënë në burg zjarrfikësin Altin Ismailisufi, i cili vrau disa ditë më parë bashkëfshatarin e tij pas një konflikti për një pronë.

Sipas burimeve, Ismailisufi mësohet t’i ketë thënë grupit hetimor se ka qëlluar thjesht për ta plagosur Isat Goccajn, por fatkeqësisht plumbi e ka kapur në arterien e këmbës, duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre. Në fshatin Çerem autori njihej si njeri i qetë dhe jo problematik.

Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismailisufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes, ndërkohë që blutë bënë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën kreu krimin.

Vrasja në Tropojë dyshohet se ndodhi për motive pronësie, kush është autori i krimit që vrau fqinjin (Foto)

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb