Skip to content

E zbuloi bashkëshorti me lot në sy, flet 50-vjeçarja e p*rdhunuar nga Klodian Çalamani: Më përplasi në çimento, ishte goca ime aty. Policia e rrahu por nuk e mbajti brenda

Klodian Çalameni që vrau 8-vjeçarin në Fier ka qenë banori që fqinjët ia kishin frikën.
Në vitin 2006, në bashkëpunim me një tjetër, ai rrëmbyen një 16-vjeçare në fshatin Greçalli, ndërsa para një viti tentoi të përdhunonte një grua në fshat.
Gruaja me aftësi të kufizuara tregoi sot për “Shqipëria Live” se ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, ku Klodiani hyri në shtëpi dhe e dhunoi në sy të vajzës.
“Erdhi më kapi, ishte dhe goca ime aty. Më rrahu dhe më përdhunoi. Më përplasi në çimento. Ishte ditë ku erdhi në shtëpinë time. Ka ndodhur para një viti”.
Ajo tregon se e ka denoncuar Klodianin në polici, por ai ka dalë shumë shpejt: “E denoncova. I thashë policëve çfarë më bëri. Më tha do t’ia rregullojmë ne qejfin. Shkuan në shtëpi dhe e rrahën, por nuk e mbajtën brenda”.

Video/ ‘Tentoi të përdhunonte gruan time’, dëshmia shokuese për monstrën e Fierit: Mbante thika, haxhar me vete, e denoncova në polici por nuk e arrestuan

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb