Skip to content

E Zbuloi Studimi: Personat që mbajnë mace kanë inteligjencë të lartë!

Me sa duket qentë ruajnë pozicionin e tyre si shoku më i mirë i njeriut, megjithatë, rezulton se zotërimi i një mace mund të tregojë shumë fakte interesante për pronarët e tyre.

Ne pamë me kujdes studimin e fundit në lidhje me pronarët e maceve dhe duam të ndajmë me ju rezultatet interesante.

Kafshët tona janë një pasqyrim i stilit tonë të jetesës.

© Courtesy Everett Collection / East News

Përveç aftësive mahnitëse të macëve për t’i ndihmuar njerëzit të zvogëlojnë stresin, për të kapërcyer vështirësitë dhe për të përballuar humbjet, të kesh një mik me gëzof do të thotë shumë për karakterin tuaj dhe personalitetin në përgjithësi.

Çuditërisht, njerëzit priren të zgjedhin ata kafshë shtëpiake të cilët i përshtaten stilit të tyre të jetesës dhe përputhen me zakonet e tyre. Dhe një studim i kohëve të fundit nga 3 universitete të mëdha (Universiteti i Floridës, Universiteti Carroll dhe Universiteti Marquette) shpjegon pse.

Është hulumtim i bazuar.

 

Ishte Samuel D. Gosling nga Universiteti i Teksasit në Austin i cili së pari doli me idenë për të krahasuar pronarët e qenve me kafshët e tyre. Ai arriti të përshkruajë disa tipare të përbashkëta mes njerëzve dhe miqve të tyre më të mirë, por njerëzit me mace nuk ishin në listën e tij.

Më pas, Denise D. Guastello, një profesor i asociuar në Kolegjin Carroll së bashku me Andrea D. Guastello dhe Stephen J. Guastello zhvilluan një studim, i cili krahasoi personalitetet e zotëruesve të qenve dhe të maceve. Ideja kryesore ishte për të kuptuar marrëdhëniet midis personaliteteve njerëzore dhe preferencave të tyre për një specie të përkëdhelur.

Ndryshimet ndërmjet njerëzve që zotërojnë qen dhe atyre që zotërojnë mace

© queennmachine / tumblr

Rreth 600 studentë universitarë u përfshinë në studim ku 16 faktorë psikologjik të tyre u vlerësuan nga psikologët. Këta faktorë përfshinin arsyetimin, ngrohtësinë, stabilitetin emocional, gjallërinë, mbizotërimin etj.

Bazuar në përgjigjet e dhëna nga pjesëmarrësit, studimi tregoi se studentët që kishin një qen ishin më të ftohtë dhe më të rezervuar, ndërsa ata që zotëronin një mace ishin më të ndjeshme dhe më kreativë.

Ekzistojnë edhe një tipar tjetër që studiuesit zbuluan tek pronarët e maceve – pavarësisht nga ndjeshmëria e tyre, këta njerëz gjithmonë janë në gjendje të ngrihen për interesat dhe pikëpamjet e tyre.

Gjithçka ka të bëjë me inteligjencën.

© depositphotos.com

Ndoshta, tipari më interesant që u dallua është inteligjenca. Studimi deklaron se zotëruesit e maceve arrinin më shumë në arsyetim (dmth., Inteligjencën e përgjithshme) sesa pronarët e qenve. Surprizë !!!

Dashuria është çelësi.

Mbi të gjitha, nëse ju pëlqejnë macet, qentë ose peshqit, është lidhja me kafshën tuaj ajo që ka më shumë rëndësi. Këta krijesa me gëzof janë gjithmonë pranë jush qofshi një “budalla” apo një person i zgjuar dhe me mendje të hapur.

© freddieismyqueen1995 /Tumblr

A keni një qen apo një mace? A mund të konfirmoni rezultatet e këtij studimi? Ne do të dëshironim të dëgjojmë nga ju në komente!

/shkollaesuksesit.com