Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Njësinë numër 2 në Tiranë për një takim me socialistët, teksa shpjegoi buxhetin e vitit 2026 për bashkinë e Tiranës.

Rama foli për pensionet duke përmendur shifrën 1.7 mld euro në dizpocizion të pensionistëve këtë 4-vjeçar. Ai shtoi se bonusi i fundvitit do jepet në fillim të dhjetorit. Ndërkohë, theksoi edhe një herë se rritje pensionesh do ketë çdo janar deri në 2030.

  • “Është e domosdoshme që secili dhe secila të bëjnë atë që duhet brenda mundësive dhe pozicioneve që kanë që gjërat në bashkinë e Tiranës të shkojnë mirë. Këto ditë duke folur për buxhetin e Tiranës të flasim për buxhetin kombëtar, më në fund kemi vendosur atë që kemi dashur të bëjmë prej kohësh, por na është dashur që ta bëjmë, rritjen e mbështetjes reale, për pensionistët. Që faktikisht do të zenë pjesën kryesore në financimin e shtetit në këtë mandat të katërt, ku mbështetja ekstra për pensionet do të shkojë në shifrën 1.7 mld euro.
  • Të cilat janë të ndara në 4 vite, janë të përcaktuara në buxhetin afatmesëm të qeverisë, qoftë për pjesën që do të na mundësojë objektivin ku duam të çojmë pensionin mesatar në kategorinë e pensionit të plotë urban dhe pensionin minimal në pensionin rural. Është një moment që e përmbush atë që ka qenë ambicia jonë kryesore, që rritje e vazhdueshme ekonomike, FMN u shpreh me nota shumë pozitive për ekonominë, të jetë një rritje e cila është gjithpërfshirëse. Fakti që sot edhe pensionistët përfshihen në këtë ambicie dhe do të prekin këtë rritje të vazhdueshme është një fakt që më lehtëson edhe për pensionistin.
  • Për ta bërë të qartë se çfarë nuk thuhet dhe çfarë nuk përflitet ku 95% e gjërave që qarkullojnë të rreme ose edhe më keq, gjysëm të vërteta. Është thënë edhe faktikisht vitin e ardhshëm do shpërndajmë në muaj bonusin e vitet të ri. Është e pavërtetë, bonusi i fundvitit do jepet si vitin e shkuar, duke filluar nga fillimi i dhjetorit, është një bonus që shkon për festa e fundvitit. Vitin e ardhshëm nga janari do fillojmë të rrisim mbështetjen për pensionistët. Rritja e çdo janari që vjen do jetë dyfishi i janarit pasardhës.”– tha Rama.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re