Një grua është zgjuar brenda një aeroplani të zbrazët, pasi e kishte zënë gjumi gjatë fluturimit.

Ngjarja ka ndodhur në Kanada gjatë fluturimit Quebec-Toronto.

Tiffani Adams tha se e zuri paniku kur pa që në avion nuk kishte
asnjë njeri. Ajo kishte rënë në gjumë në 30 minutat e fundit të
fluturimit dhe askush nuk e kishte zgjuar kur aeroplani mbërriti në
destinacion.

Tiffani e gjeti veten brenda një aeroplani të mbyllur në parkingun e aeroportit ku nuk kishte asnjë njeri.

Nuk mund të telefononte për ndihmë, për shkak se celularit i kishte mbaruar bateria.

Për të kërkuar ndihmë, ajo përdori një elektrik dore si një përpjekje që ndoshta dikush do ta shikonte.

Fatkeqësisht nuk funksionoi pasi askush nuk ndodhej aty pranë.
Përfundimisht, Tiffani u pikas më vonë nga një punonjës i aeroportit që
po transportonte valixhet.

Për fat të mirë gjithçka u mbyll pa asnjë problem, ndërsa vetë
Tiffani shprehet e revoltuar me kompaninë ajrore ‘Air Canada’ si ishte e
mundur që ekuipazhi i aeroplanit mos ta zgjonte, por ta harronte brenda
avionit.

Kompania ajrore thotë se po mban kontakte me pasagjeren për këtë
ngjarje. Deri tani, Tiffani shprehet se e kanë telefonuar dy herë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re