Gazetari Sokol Balla teksa moderonte emisionin e tij ‘Real Story’ në ‘News24 është kollitur disa herë, ndërsa vetë e ka kaluar këtë situatë me humor.Teksa bisedonte përmes një lidhje skype me Dritan Pasku, kirurg i kolonës vertebrale në Nottingham të Anglisë, Balla tha duke qeshur se shpreson që kolla e tij mos të ketë lidhje me koronavirusin. “Kolla ime shpresoj që s’ka lidhje me koronavirusin”, tha gazetari Balla.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet me pandeminë e COVID-19, ku deri më tani ka 400 raste të personave të prekur, ndërkohë që 22 kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko