Një 28 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

 

Sipas dëshmitarëve ngjarja është shënuar në Përbreg të Kukësit.

 

28 vjeçari me origjinë nga Kosova kishte ardhur me një firmë e cila hapte puse në shtëpit e zonave kufitare.

 

I riu pasi ka hipur mbi makineritë ka rënë në kontaktë me telat përciellës të energjisë elektrike.

 

Ai u transportua menjëherë me shenja jete në spitalin e Kukësit, por nuk ka arritur të shpëtoj duke humbur jetën fatkeqësisht në sallen e urgjencës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re