Skip to content

E zë poshtë vagoni me krom, plagoset rëndë minatori në Bulqizë (Emri)

shperthimi ne miniere

BULQIZE – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në minierën e Martaneshit në Bulqizë. Një minator është plagosur rëndë. Gazetari Enver Doci raporton për BalkanWeb se minatori ka qenë sipër vagonit me krom. Më pas ai eshte rrëzuar duke u zënë poshtë vagoni.

Sipas informacioneve, i aksidentuari është identifikuar si Besnik Palamani, 48 vjeç.

48 vjeçari po transportohet me helikopter në spitalin e Tiranës në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Nuk janë të pakta rastet e vdekjeve dhe plagosjeve në miniera.

(e.f/BalkanWeb)