Ekspertët e teknologjisë dhe informacionit janë të mendimit se një sulm i tillë mund të mos ishte shmangur, por bllokimi për disa ditë me radhë i shërbimeve është një praktikë që tregon se shteti shqiptar ka çaluar në disa hallka.

 

Besmir Semanaj, ekspert IT, tha për E-ZONE se shteti shqiptar duhet të ketë një infrastrukturë paralele në raste të tilla sulmi.

 

“Unë mendoj se shteti ka çaluar në disa momente. Njërën prej tyre të cilën nuk arrijë ta kuptojë është a ka shteti një “disaster recovery” ose e thënë ndryshe një infrastrukturë paralele me të gjitha sistemet, e cila ndodhet në një vend tjetër, në një qytet tjetër minimumi 45 km larg? Nëse ne e kemi, pse kjo infrastrukturë nuk hyri në punë pas sulmit? Ky është çalimi kryesor.”- u shpreh Semanaj në Vizion Plus.

 

Sipas tij, qeveria duhet të shpenzojë më shumë, por mbi të gjitha duhet të shpenzojë më mirë paratë për këto sisteme.

 

Në çdo rast anomalie, hallka më e dobët sipas Semanajt është njeriu, ndaj edhe investimet në burimet njerëzore janë po ka kaq të rëndësishme sa investimet në pajisje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re