Qevria pritet të nisë procesin e vaksinimit edhe tek stafet në sektorin e turizmit. Kjo është një kërkesë që ka ardhur nga komuniteti i biznesit, i cili kërkon që të ofrojë më shumë siguri tek partnerët e huaj lidhur me garancinë e mos infektimit të pushuesve. Kornelia Ferizaj, e ftuar në emisioni E-ZONË, në Vizion Plus shpjegoi kush do të jenë bizneset që do të përfitojnë.

“Ne jemi në fazën e hartimit të listave me operatorët e udhës për të marrë një evidencë të plotë të stafeve që janë në punë. Kriteret që do të vendosim janë që do të vaksinohen ato punonjës që janë të punësuar në struktura që janë të hapura për gjatë gjthë vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit. Pra, konkretisht do të nisim me ato hotele që kanë kontrata të sigurta me partnered, që do të sjellin turistë të huaj në vend gjatë këtij viti”, shprehet Ferizaj 

Edhe këtë sezon, hotelet pritet të zbatojnë një protokoll sigurie, por masat që do të zbatohen do të jenë më të zbutura se një vit më parë. Referuar edhe operatorëve të fushës, turistët nga Ukraina, Bjellorusia, Polonia nuk do të mungojnë gjatë këtij sezoni turistik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re