Zyrat e konsulencës prej kohësh janë përballur me një fluks të shtuar të kërkesave të individëve për të marrë shërbime online, pasi ata nuk janë të informuar.

 

Etleva Tresa, kontabiliste tha në “E-ZONE” se pjesa më e madhe e qytetarëve harrojnë fjalëkalimet, madje nuk kanë as adresë emaili, e nevojshme për të hyrë në e-albania. Ndaj në fazën e parë, shumë prej tyre drejtohen tek AKSH-I për të kërkuar fjalëkalime të reja, pasi nuk i mbajnë mend.

 

“Unë nuk e di në çfarë studimi është bazuar qeveria për një vendimmarrje të tillë, pasi Shqipëria nuk është Tirana. Shumë individë s’kanë as telefona smart për të marrë shërbime në telefon. Ne si zyrë ofrojmë këtë shërbim, duke ruajtur konfidecialitetin, por ky proces nuk ofron garanci nëse këto llogari hapen vend e pa vend, qoftë edhe në zyra intereneti”, tha ajo.

 

Sipas saj, kjo reformë do të jetë një punë e shtuar për zyrat që ofrojnë këto shërbime, por individët, kryesisht mosha e tretë, do të ketë shumë probleme.

 

“Ne kemi kohë që e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një pagese simbolike, por shumë aplikime janë të komplikuara, siç janë pronat, ndaj edhe pse teknologjia ka avanatazhe, mendoj se kjo reformë do të komplikojë ndjeshëm procedurat për shumë qyetetarë”, – u shpreh Treska.