Mat

Më datë 07.04.2022, rreth orës 23:05 në urgjencën e spitalit Burrel, është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasi S. Gj., 61 vjeç, banues në Komsi Bashkia Mat (elektriçist) i cili duke rregulluar linjën e tensionit të mesëm në fshatim Midhë, dyshohet se nga shkarkimi atmosferik të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Shtetasi S. Gj., është dërguar për ndihmë më të specializuar mjekësore drejt Tiranës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re