Gjendet pas 7 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 29-vjeçarit, Ardit Beshiri, punonjësi 29-vjeçar i ekskavatorit, të cilin më 3 maj e zuri poshtë masivi i dheut.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur  ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km.

Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve.

Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko