Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Dimal, ku ka humbur jetën 45-vjeçari në Dimal, pasi e zuri poshtë traktori që punonte tokën.

Viktima, me inicialet R.D, mësohet se ishte duke punuar tokën në fshatin Sheq, rreth orës 18:40.

Njoftimi i Policisë: Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko