Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar një avion me ushqim dhe barna në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Në lajmin e “Khaleej Times” me qendër në EBA, thuhet se qeveria e Abu Dhabit i ka dhënë ndihmë humanitare Afganistanit, ku talebanët morën kontrollin.

Më tej thuhet se avioni i EBA-s me ushqim dhe barna ka mbërritur në Kabul.

Gjithashtu theksohet se mijëra familjeve afgane që janë sjellë në EBA në kuadër të procesit të evakuimit të SHBA-së nga Afganistani, u është ofruar ndihma sociale.

Pretendimi se zyrtarët e EBA-së janë në Afganistan për të takuar talebanët

Nga ana tjetër, në llogarinë e rrjetit social të televizionit me qendër në Katar, Al Jazeera, pretendohet se zyrtarët e EBA-së janë në Afganistan për të takuar talebanët.

EBA-ja ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me pretendimin në fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re