Ministri i shtetit i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Anwar Gargash, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të normalizuar marrëdhëniet me Turqinë.

Duke folur në një intervistë me SkyNews Arabia, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Gargash tha: “Ajo që duam t’i themi Turqisë është se ne duam të normalizojmë marrëdhëniet tona brenda kornizës së respektit reciprok për sovranitetin”. 

Duke deklaruar se nuk ka arsye që mund të shkaktojnë mosmarrëveshje ose probleme midis Turqisë dhe EBA-së, Gargash i kërkoi Ankarasë t’i japë fund “mbështetjes së saj për Vëllazërinë Muslimane dhe të rivendosë marrëdhëniet e saj” me botën arabe.

Disa ditë pas normalizimit të lidhjeve midis Katarit dhe Arabisë Saudite, EBA-së, Bahreinit dhe Egjiptit javën e kaluar, Gargash tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë partneri tregtar numër një i Turqisë në Lindjen e Mesme, duke shtuar: “Ne nuk çmojmë asnjë grindje me Turqinë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re