Emiratet e Bashkuara Arabe (BAE) dhe Kina kanë rënë dakord të krijojnë një partneritet strategjik gjithëpërfshirës, duke përfshirë nivele më të larta të marrëdhënieve dypalëshe, çështje ushtarake dhe politike, përcjell KosovaPost.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të EBA, kjo u bë e ditur në një deklaruatë të eklaratën e përbashkët me shkrim të publikuar pas vizitës së Shi Cinping, Presidenti i parë i Republikës Popullore të Kinës, i cili erdhi në EBA pas 29 vjetëve.

“Që nga themelimi i partneritetit strategjik mes dy vendeve në vitin 2012, ka pasur një rritje gjithëpërfshirëse dhe të shpejtë në marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen me dakordimin për arritjen e marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe në nivele më të larta dhe vendosjen e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse të partneritetit strategjik”.

Përveç kësaj, në shpjegimet e aleancës strategjike gjithëpërfshirëse në 8 fusha, duke përfshirë politikën, ekonominë, arsimin dhe çështjet ushtarake, koordinimin në terren politik, rritjen e vizitave të ndërsjella, përcaktimin e mekanizmit të konsultimit politik, dhe forcimin e zërit të arabëve në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha presidenti kinez Shi Cinping./KosovaPost.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re