Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Rusia kanë kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasi një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës së rrethuar goditi një spital, duke vrarë qindra persona.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia kanë bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, pas goditjes në një spital në Gaza”, shkroi në rrjetin social X zëdhënësja e misionit të OKB-së, Shahad Matar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re