EBA-ja ndan fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi

EBA-Turqi.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë ndarë fond prej 10 miliardë dollarësh për të investuar në Turqi.

Shefi ekzekutiv i Holdingut të Zhvillimit të Abu Dhabit, Mohamed Hassan Alsuwaidi, tha për mediat se fondi është ndarë pas një takimi midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dhe Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Alsuwaidi vuri në dukje se princi i kurorës mbërriti në Ankara me ftesë të presidentit turk.

Turqia dhe EBA-ja nënshkruan marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në shumë fusha, duke përfshirë tregtinë, energjinë dhe mjedisin.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë