Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë dërguar 217 avionë me ndihma në Türkiye dhe Siri për shkak të tërmeteve në Kahramanmaraş më 6 shkurt, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes së EBA-së në Twitter është dhënë informacion për operacionin “Yiğit Süvari 2”, i cili është nisur në mbështetje të të dëmtuarve nga tërmeti në Türkiye dhe Siri, me udhëzimin e presidentit të EBA-së, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan më 7 shkurt.

Në deklaratën ku thuhet se operacioni “Yiğit Süvari 2” vazhdon, thuhet se në kuadër të kësaj në Türkiye dhe Siri janë dërguar gjithsej 7.027 tonë ndihma humanitare me 217 avionë.

Me udhëzimin e Sheikh Hamdan bin Zayed, kryetar i Gjysmëhënës së Kuqe të EBA-së një anije me 37.500 pako ushqimore mbërriti në portin sirian të Latakia-s. Pakot me ushqime do të dërgohen në zonat e dëmtuara nga tërmeti në koordinim me Gjysmëhënën e Kuqe Siriane.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re