Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) deri më tani kanë dorëzuar 5.715 tonë ndihma për Türkiye-n dhe Sirinë përmes 202 avionëve të mallrave pas dy tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit, epiqendra e të cilave u regjistrua në provincën jugore turke Kahramanmaraş, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së EBA-së në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes së EBA-së tha se vazhdon ndihma humanitare për viktimat e tërmetit në Türkiye dhe Siri.

Në total u janë dërguar 5.715 tonë ndihma Türkiye-s dhe Sirisë me 202 avionët e mallrave në kuadër të operacionit “Gallant Knight 2”, thuhet në deklaratë.

Në kuadër të operacioneve është ngritur një spital fushor në provincën Gaziantep të Türkiye-s që u ka shërbyer gjithashtu të prekurve nga tërmeti ndërsa 3.500 njerëz kanë marrë kujdes shëndetësor në spital deri më tani, tha më tej ministria.

Agjencia zyrtare e lajmeve të vendit WAM raportoi më 2 mars se gjithsej 4.413 tonë furnizime ushqimore dhe mjekësore u dorëzuan në Siri me 134 avionë mallrash.

Me direktivë të presidentit të EBA-së, Sheik Mohamed bin Zayed Al Nahyan, operacioni “Gallant Knight 2” u lançua në 7 shkurt për të mbështetur personat e prekur nga tërmetet në Türkiye dhe Siri.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re