Anwar Gargash, këshilltari për diplomaci i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Khalifa bin Zayed Al-Nahyan, tha se vizita e presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Abu Dhabi do të hapë një faqe të re pozitive në marrëdhëniet dypalëshe.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale, Gargash theksoi se “Pas vizitës së Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan në Turqi, vizita e presidentit Erdoğan në EBA hapë një faqe të re pozitive në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”.

Ai tha se kjo vizitë tregon se është në përputhje me tendencat e EBA-së për të forcuar urat e bashkëpunimit që synojnë stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Gargash tërhoqi vëmendjen se krahas prosperitetit të popujve EBA do të vazhdojë të forcojë kanalet e komunikimit me vendet e botës për të mbështetur zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Gargash shtoi se politika e EBA-së është pozitivisht dhe racionalisht në favor të zhvillimit dhe paqes rajonale. “Në këtë drejtim edhe vizita e presidentit të Turqisë, Erdoğan në Abu Dhabi zhvillohet për të garantuar një të ardhme të begattë në të cilin ne jemi të angazhuar”, tha ai.

Presidenti Erdoğan, me ftesën e Princit të Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan do të zhvillojë një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë datave 14-15 shkurt.

Në takimet që do zhvillohen në kuadër të vizitës së presidentit Erdoğan do të diskutohet mbi marrëdhëniet dypalëshe Turqi-EBA si dhe për mundësitë e zhvillimit te bashkëpunimit.

Erdoğan do të marrë pjesë në Panairin Botëror “EXPO 2020 Dubai” dhe do të vizitojë zonën e ekspozitës së Turqisë me 15 shkurt e cila është përcaktuar si “Dita Kombëtare e Turqisë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re