Bashkia e Pukës ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi dje, ku si pasojë e rënies në një greminë humbi jetën specialisti i pyejeve Ndoc Mulaj, ndërkohë që Ilir Shyti mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e Munellës, ku 5 persona, mes tyre dhe gazetari Alfred Lela u përballën me një stuhi ere gjatë ngjitjes në Munellë e për pasojë, dy prej tyre ranë në një greminë.

Në reagimin e Bashkisë Pukë, është shprehur një falenderim për të gjithë banorët që iu bashkuan operacionit për kërkim shpëtimin e alpinistëve, për shkak se zona ku ndodhi ngjarja është një zonë shumë e thellë, dhe pa mbulim të mirë me valë telefonike.

“Pas ngjarjes së rëndë ndodhur një natë mē parë, ku humbi jeten një prej promovuesve më të mëdhenjë të maleve të Pukës, miku i të gjithëve, eksploratori, Ndoc Mulaj dhe u aksidentua eksploratori Ilir Shyti dhe gazetari Alfred Lela, bashkia Pukë ngushëllon familjen Mulaj, i uron shërim të shpejt Ilir Shyti dhe Alfred Lela.

Një falenderim me zemer për heronjtë e mbrëmjes së kaluar, Shërbimin Zjarrfikës, Ekipin mjeksor, Policinë e Shtetit, Forcat e Ushtrisë.

Një supër falenderim për banorët e Kimzës, Gojanit dhe Gjegjanit që u angazhuan maksimalisht në gjetjen e të aksidentuarve duke sfiduar vështirësit e terrenit dhe ecjen mbi 3 orë në këmbe.

Dashuria për natyren sjell dhe sakrifica e sfida si ajo që mbrëm tronditi Puken dhe mbar opinionin publik. Ngushëllimë dhe një herë familjes Mulaj!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Ndërkohë që lidhur me këtë humbje të madhe ka reaguar dhe vetë familja Mulaj, e cila njofton se kryefamiljari Ndoc do të përcillet nesër për në banesën e fundit.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare Ndoc Dedë Mulaj, nga Mulajt e Mërturit, vëllai i Markut, Sokolit, Agimit, Liries, Meritës e Dafinës, bashkëshorti i Violetes, baba i Dejvit e Deas.

Varrimi i tij bëhet nesër ditën e Shtunë, datë 01/01/2022 ora 13:00, në varrezat e Tufinës. E pamja bëhet te Lokal Gjilani, pranë Shkollës së Bashkuar, Tiranë”, thuhet në njoftimin e famijes së Ndoc Mulajt.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re