Skip to content

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

WhatsApp Image 2025 08 03 at 12.57.38 1

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e përbashkëta vazhdon me intensitet në të gjithë vendin.

Kjo nismë është pjesë e vizionit të qeverisë shqiptare për “Rilindjen Urbane 2.0”, dhe ka si qëllim rikthimin e hapësirave publike për qytetarët dhe komunitetet.

Sot, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga një prej aksioneve të ndërmarra në një subjekt privat, ku u liruan zona të zëna në mënyrë të paligjshme. Në një mesazh të shkurtër, ai theksoi progresin me fjalën “ecim”.

Kryeministri Rama ka postuar gati çdo ditë në rrjetet e tij sociale, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në postimet e tij, ai ju ka bërë thirrje bizneseve, të heqin vetë elementet që pengojnë hapësirat publike që mos marrin gjobë. Ai u drejtohet gjithashtu bizneseve duke u thënë se nëse i kanë tokat e tyre duhet të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fecim rama ndan pamje nga vijimi i aksionit per lirimin e hapesirave publike%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb