Një burrë me Parkinson në fazë të avancuar mundet të ecë sërish me ndihmën e një implanti të veçantë që stimulon nervat në shtyllën e tij kurrizore.

Marc Gauthier, 63 vjeç nga Bordo, Francë është personi i parë që provon pajisjen për të cilën thotë se i ka dhënë një mundësi të dytë në jetë. Tashmë ai mund të përshkojë kilometra, ndërsa më parë duhej të qëndronte në shtëpi dhe rrëzohej disa herë në ditë.

Risia e shkencës dhe mjekësisë është botuar në Nature Medicine. Përpara implantit, hedhja e hapave apo hipja në ashensor paraqisnin probleme për Marc. Trajtimi ka ndaluar marrjen e këmbëve ose “ngrirjen” që Marc dhe pacientët me sëmundjen e Parkinsonit përjetojnë dhe kur pajisja është e ndezur, ecja e tij duket tërësisht normale.

Të hipësh në një ashensor… tingëllon e thjeshtë. Për  mua ishte e pamundur më parë”, thotë 63-vjeçari.  “Tani s’e kam problem. E ndez stimuluesin në mëngjes dhe e fik në darkë. Kjo më ndihmon të eci më mirë dhe të stabilizohem. Tani nuk kam më frikë as nga shkallët. Çdo të diel, shkoj te liqeni dhe përshkoj rreth 6 km. Është e pabesueshme”.

Ai e përshkruan si “shpuese” ndjesinë që i jep pajisja kur është e ndezur, por nuk bezdiset prej saj.

Stimuluesi vendoset në pjesën lumbare të shpinës kurrizore prej së cilës dërgon mesazhe te muskujt e këmbëve. Marc mundet ta kontrollojë sepse është truri ai që e udhëzon, por implanti prodhon sinjale elektrike për një rezultat më të mirë.

Ai ka një gjenerator të vogël impulsesh që ka një burim energjie dhe ndodhet poshtë lëkurës, në pjesën abdominale. Pas ndërhyrjes për vendosjen e pajisjen, Marc kaloi disa javë në rehabilitim për ta programuar duke përdorur sensorët në këmbët dhe këpucët e tij.

Trajtimi nuk është një kurë sepse Parkinsoni është sëmundje që përkeqësohet. Truri i personave që vuajnë prej tij nuk ka mjaftueshëm dopaminë sepse disa prej qelizave nervore që e prodhojnë nuk funksionojnë më.

Simptomat e Parkinsonit shfaqen me dridhje të pavullnetshme të disa pjesëve të trupit, lëvizje të ngadalta dhe ngurtësim të muskujve./tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re