Skip to content

“Ecuria e Kosovës së pavarur është pozitive”, Enver Bytyçi: Reformën në Drejtësi mos e bëjë si Shqipëria, është model i dështuar! Ja defektet ndër vite…

Analisti Enver Bytyçi i ftuar në “Fax News” ka folur për 14 vitet e Pavarësisë së Kosovës të cilat i quajti një ecuri pozitive.

Sipas Bytyçit, defektet ndër vite të Kosovës janë korrupsioni, grabitja e pronës dhe mosfunksionimi i drejtësisë. Analisti mendon se qeveria e Kurtiti ka ecuri pozitive por propozon që Reformën në Drejtësi nuk duhet të bëjë si Shqipëria pasi është shembulli më i keq.

“Nëse nuk ka duhet të rikthehet imazhi i udhëheqësve të luftës, në këtë kuptim gjykata e Hagës nuk duhet të drejtohet kundër pavarësisë së Kosovës. Pavarësisht se propaganda serbe e krahason luftën e Kosovës me atë të terroriste.

Dialogu me Serbinë dhe rrugëtimi i qeverive të Kosovës këto 14 vite- “Ecurinë e këtyre viteve është pozitive. Institucionet e Kosovës sot janë më të forta sesa në fillimin e tyre, sot Kosova ka dëshmuar se është e aftë për të bërë shtet. Duhet të ishte bërë më tepër pas shpalljes së pavarësisë, ajo që mos ndodhte në Kosovë është korrupsioni dhe grabitja e pronës. Funksionimi i drejtësisë ka defekte të mëdha dhe duhet të eliminoheshin me cdo kusht. Kosova duhet të dëshmontte akoma më shumë për aftësinë e saj për shtet-formim. Grabitja e pronave në emër të fuqisë, të luftës ka ndodhur shpoesh dhe këto fenomene e kanë dëmtuar rëndë Kosovës. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë përgjegjësi për të dhënë një imazh të mirë të Kosovës, nëse do të funksiononte Drejtësia do të ishin zbardhur vrasjet e shumta të politikanëve pas luftës.

Apo politikanët e korruptuar të cilët ata blenë me pak euro prona dhe më pas i sheshin pronat për të ndërtuar autostrada me qëllim për të pwrfituar 1 mijë herë më shumë. Me Albin Kurtin nuk kanë ndodhur skandale të tilla ndaj Kosova ka rritur performancën e vet, gjatë 1 vite qeverisjes së Kurtit. Sfida e reformave është e rëndësishme. Ai nisi Veting për reformën në drejtësi duke kopjuar Shqipërinë por u kundërshtua nga Komisioni Europian pasi testi i Shqipërisë ishte i dështuar reforma e drejtësisë. Kurti ta bëjë reformën në drejtësi por ndryshe nga sa bëri Shqipëria.

Këtë 14 vjetor është pritur që Kosova të ishte anëtare e OKB dhe në prag të pranimit në NATO por ndodhi e kundërta pasi u zvarrit gjithçka. Në 2011 klasa politike në Kosovë hyri në bisedime me Serbinë që ka një metode perfekte të tërheqjes në tavolinën e bisedimeve dhe më pas të të imponojnë”, tha Bytyçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb