Pas kater vitesh pritja e banoreve te Krujes qe u preken nga termeti i 2019-es merr fund.

 

Ne janarin e vitit te ardhshem mbi 330 familje do te futen ne shtepite e reja.

 

Gjate nje inspektimi ne kantierin e ndertimit, qeveria premtoi se ndertimi i 22 pallateve perfundon ne dhjetor.

 

Shkak i kesaj vonese tha kryeministri Rama u bene procedurat per shpronesim.

 

Familjeve te Krujes qe mbeten te pastreha u garantoi se çelesat e shtepive te reja do tu dorezohen pa ardhur viti i ri.

 

Qe nga goditja sizmike ku me mijera familje mbeten te pastreha, kryeministri thote se 6 mije te tilla jane futur ne shtepite e reja.

 

Shume te tjera, kryesisht ne Durres jane ende ne pritje. Pak dite me pare qeveria akordoi nje tjeter fond,  prej 120 milione eurosh.

 

As kjo shume tha ministri i financave Ervin Mete nuk do ta mbylle perfundimisht “Rindertimin”.

 

Ne buxhetin e 2024-es tha ai, qeveria ka parashikuar serish fonde per te permbyllur procesin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re